Logo

Rreth nesh 

Platforma jmd4you është një ofertë e Shërbimeve të Migrimit Rinor. Këshilltarët e JMD-së janë në dispozicion të të rinjve me sfond migrator për pyetje online, të cilët preferojnë të informohen fillimisht në mënyrë anonime ose nëse p.sh. kanë rezerva, të vizitojnë drejtpërdrejt një zyrë të Shërbimit të Migrimit Rinor. Ndonjëherë është më e shpejtë dhe më e rehatshme, që pyetjet të bëhen online, ose për disa është më e thjeshtë, që t´i ndajnë problemet e tyre me këshilltarët dhe dhe këshilltaret online. 

  • Shoqata Federale për Mirëqënien e Punëtorëve - (Arbeiterwohlfahrt (AËO) 
  • Unioni Federal i Shërbimeve Ungjillore për Punën Sociale për të Rinjtë (Bundesarbeitsgemeinschaft Evangelische Jugendsozialarbeit (BAG EJSA)
  • Unioni Federal Katolik për Punën Sociale me të rinjtë (Bundesarbeitsgemeinschaft Katholische Jugendsozialarbeit (BAG KJS
  • Federata Ndërkombëtare (Internationaler Bund)
  • Kryqi i Kuq Gjerman (Deutsches Rotes Kreuz (DRK)
  • Shoqata për Mirëqënie të Përbashkët (Paritätische Wohlfahrtsverband)

Kërkimi për qendra këshillimi 
Në rast se dëshironi që pyetjet dhe problemet e mundshme t´i shtroni në një bisedë personale, natyrisht që mund të vizitoni Shërbimin të Migrimit Rinor në Qytetin/Zonën tuaj. JMD-në afër vendbanimit tuaj mund ta gjeni këtu. 

Informacione të tjera rreth Shërbimeve të Migrimit Rinor dhe qendrat e tyre mund t´i shkarkoni në portalin web www.jugendmigrationsdienste.de.