Logo

Pyetje të shpeshta

Mësimi i gjuhësSa kushton një kurs integrimi?

Një orë apo njësi mësimore kushton 1.95 Euro. Një kurs integrimi përmban 660 njësi dhe kushton 1.287 Euro. Pagesa mund të bëhet edhe me këste. 

Në rast se merrni pagesë si i papunë ose ndihmë sociale, atëherë mund të përjashtoheni nga pagesa për kursin. Ju përjashtoheni nga pagesa edhe nëse situata juaj financiare ose personale nuk e bën të mundur pagesën e kërkuar. 

Kërkesa e plotësuar dhe e nënshkruar për pjesëmarrje në kurs dërgohet në departamentin përkatës të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë. Qendrat e Mësimit të Gjuhëve ose këshilltarët e JMD-së mund t´ju ndihmojnë të plotësoni kërkesën.

Në rast se plotësohen disa kushte të caktuara, mund t´ju rimbursohet gjysma e pagesës në rast se e keni kaluar provimin. Për këtë duhet që të dërgoni një kërkesë në Qendrën Rajonale të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, e cila është përgjegjëse për ju.