Logo

Pyetje të shpeshta

Shkollë / Formim / PunëA mund të kryej një trajnim në Gjermani pa qenë diplomuar në shkollë?

Një diplomë shkolle nuk është kusht për kryerjen e një trajnimi profesional. Çdo person mund të aplikojë – me apo pa diplomë shkollore. 

Por natyrisht që është e qartë, që sa më të mira të jenë notat e një diplome shkollore, aq më të mëdha janë shanset në kuadër të një kërkimi për një trajnim. Të rinjtë pa një diplomë shkollore kanë më pak shanse për një vend trajnimi të përshtatshëm. Megjithatë, edhe këto persona mund të aplikojnë, pasi ka dy arsye për ta bërë këtë: mungesë aplikantësh dhe mirëkuptim nga ana e ofruesve të trajnimeve. 

Ka kompani, të cilat kanë me të vërtetë vështirësi të gjejnë praktikantë. Sidomos në rajonet rurale dhe në Gjermaninë Lindore shanset e aplikantëve pa një diplomë shkollore janë më të mëdha se në qendrat urbane me një numër të lartë popullsie. 

Ka mjaftueshëm firma, të cilat u japin me kënaqësi shanse të rinjve edhe pa një diplomë shkollore. Mund të ndodhë, që vetë trajnuesi është një emigrant dhe e njeh mirë rrugën e vështirë për të gjetur një vend trajnimi. 

Gjatë kërkimit për një vend të përshtatshëm trajnimi mund t´ju ndihmojë edhe Zyra e Punës. Gjithashtu ka mjaft mundësi që të ndiqni një shkollë dhe të merrni diplomën.