Logo

Autorësia (imprint)

Autorësia (imprint)

Përgjegjës për këtë faqe web është
Büro Servicebüro Jugendmigrationsdienste - Zyra për Shërbime të Migrimit Rinor
Adenauerallee 12-14
53113 Bonn
Telefon: 0228 / 95968-0 
Telefax: 0228 / 95968-30
Email: info (at) jmd4you.de
www.jmd4you.de

Projekt: Integrim nëpërmjet këshillimit online JMD 
Drejtues projekti: Özcan Ülger 
Kontakt: uelger(at)jmd4you.de 
IT: Gerald Rathjen 
Kontakt: rathjen(at)jmd4you.de 

Projekti financiohet nga Fondi Evropian për Integrim (EIF) dhe Ministria Federale për Familjen, të Moshuarit, Gratë dhe Rininë 

Personi juridik: 

Bundesarbeitsgemeinschaft Evangelische Jugendsozialarbeit (BAG EJSA) – Unioni Federal i Shërbimeve Ungjillore për Punën Sociale me të Rinjtë 
Wagenburgstraße 26–28 70184 Stuttgart
t. 0711 / 16489-0
f. 0711 / 95968-21
https://www.bagejsa.de

BAG EJSA përfaqësohet nga kryesia. Ajo përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm: Doris Beneke (zëdhënëse për kryesinë, Diakonie Deutschland - Evangelischer Bundesverband – Shoqata Federale Ungjillore), Christiane Giersen (Arbeitsgemeinschaft der Diakonie in der Pfalz - Shoqata e Shërbimit Social në rajonin e Pfalz-it), Harald Luft ((Christliches Jugenddorfwerk Deutschlands -Shoqata e Rinisë Krishterë të Fshatrave në Gjermani) dhe Ingo Grastorf (Diakonie Deutschland - Evangelischer Bundesverband – Shoqata Federale Ungjillore). 

Regjistruar në: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shtutgart, 
Numri i Regjistrit së Organizatave Jofitimprurëse: VR 1392 
Numri fiskal: 99015/21263 

Mohim i përgjegjësive
Përgjegjësia për përmbajtjen e ofertës online

Përmbajtjet e faqeve tona janë përpunuar dhe kontrolluar me kujdes. Megjithatë, nuk mbajmë përgjegjësi për korrektësinë, plotësinë, aktualitetin e informacionit të dhënë. Si ofrues shërbimi jemi sipas nenit 6/1 të MDStV dhe nenit 8/1 të TDG përgjegjës për përmbajtjet tona në këtë faqe në përputhje me ligjet e përgjithshme. Ofruesit e shërbimeve megjithatë janë të detyruar të mbikqyrin informacionet e transmetuara prej tyre ose informacionet e huaja të ruajtura dhe sipas rasteve të bëjnë kërkimet përkatëse, në rast të dyshimi për veprimtari të paligjshme. Detyrimet për fshirjen ose bllokimin e përdorimit të informacioneve sipas ligjeve përkatëse nuk cënohen. Por përgjegjësia në lidhje me këtë është e mundur vetëm nga momenti i të qënit në dijeni të një shkelje ligjore konkrete. Në të tilla raste këto përmbajtje fshihen menjëherë. 

Përgjegjësia për lidhjet 

Oferta jonë përmban lidhje me faqe web nga palë të treta, mbi përmbajtjet e të cilave nuk kemi asnjë ndikim. Për këtë aryse ne nuk mund të marrim asnjë përgjegjësi për këto përmbajtje të huaja. Përgjegjësia për përmbajtjet e faqeve të jashtme bie mbi gjithmonë mbi ofruesin ose autorin e faqeve. Faqet e referuara janë verifikuar në momentin e vendosje së lidhjes për shkelje të mundshme ligjore dhe nuk janë konstatuar përmbajtje antiligjore. Një kontroll i përhershëm i përmbajtjeve i faqeve të referuara pa dyshime konkrete për një shkelje ligjore nuk është i mundur. Në rast të bërjes së ditur të shkeljeve ligjore, këto lidhje fshihen menjëherë nga ne. 

E drejta e autorit 

Ofruesit e faqeve përpiqen gjithmonë të respektojnë të drejtat e autorit të të tjerëve ose të shfrytëzojë vepra të krijuara vetë ose pa licencë. Përmbajtjet dhe veprat e prodhuara nga ofruesit në këto faqe i nënshtrohen të drejtës gjermane për autorin. Përmbajtje të palëve të treta mbajnë shënimin përkatës. Shumëfishimi, përpunimi, shpërndarja ose çdo lloj përdorimi përtej kuadrit të së drejtës së autorit lejohet vetëm me pëlqimin me shkrim të autorit përkatës. Shkarkime dhe kopje të kësaj faqeje lejohen vetëm për përdorim privat dhe jo atë komercial. 

Shënime rreth përdorimit të faqes sonë të internetit 

  • Nëse dëshironi të mësoni rreth ofertës së jmd4you dhe të vizitoni faqet tona web, nuk është e nevojshme të regjistroheni. 
  • Regjistrimi është i nevojshëm, nëse dëshiron ta shfrytëzoni ofertën tonë në mënyrë aktive dhe dëshironi të merrni këshillim nëpërmjet funksionit të chat-it ose këshillim individual. 
  • Për t´u regjistruar duhet të zgjidhni një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim.  
  • Fjalëkalimi duhet të jetë një kombinim shifrash dhe shkronjash (të mëdha dhe të vogla). Kujdes: Nëse jeni regjistruar edhe në faqe të tjera web, atëherë për arsye sigurie ju rekomandojmë të përdorni të dhëna identifikuese të tjera për jmd4you!
  • Përveç fjalëkalimit, për regjistrimin duhet të jepni edhe moshën dhe gjininë tuaj si edhe nëse jeni shtetas i një shteti të Bashkimit Evropian. (Ky është një informacion i detyrueshëm i kërkuar nga donatori). 
  • Ju mund të zgjidhni, nëse dëshironi të regjistroni adresën tuaj postare elektronike (email). Nëpërmjet sistemit mund të informoheni kështu me një mesazh elektronik, nëse ju ka mbërritur një përgjigje nga këshilltari apo këshilltarja e JMD-së. Gjithashtu, merrni edhe njoftime në rast se këshilltari apo këshilltarja e JMD-së nuk është i disponueshëm për arsye shëndetësore. Një avantazh tjetër ka të bëjë me dërgimin e një fjalëkalimi të ri, nëse keni harruar fjalëkalimin tuaj. Në rast se nuk regjistroni adresën tuaj postare elektronike (email), atëherë nuk mund t´ju dërgojmë një fjalëkalim të ri dhe ju duhet të regjistroheni sërish. (Pyetjet dhe përgjigjet e mëparshme nuk janë më të aksesueshme).  
  • Në përfundim të këshillimit online do t´ju kërkojmë të plotësoni një pyetësor në lidhje me përvojën dhe nivelin e kënaqësisë me shërbimin e marrë. Në rast se nuk dëshironi të marrni mesazhe nga ne në lidhje më këtë pyetësor, atëherë duhet ta ndryshoni konfigurimin përkatës në profilin tuaj. 
  • Të gjitha të dhënat e tjera janë vullnetare.  

Të gjitha të dhënat në profilin tuaj përpunohen në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat tuaja nuk u jepen palëve të treta. Në rast këshillimi personal, data dhe ora e përgjigjeve ruhen në një skedar protokolli. Bisedat në kuadër të chat-eve tematike dhe në grup ruhen një një skedar përkatës (chatlog). Te dhënat e ruajtura përpunohen për arsye statistikore. Të dhënat nuk u jepen palëve të treta. Për çdo aksesim (hyrje) të jmd4you.de dhe kohëzgjatjen e procesit të këshillimit, në një skedar protokolli ruhen adresa IP (internet protocol) dhe data e hyrjes. Kjo shërben vetëm në raste ku dyshohet kryerja e veprave penale (shih §138 të kodit penal (StGB)), ku jemi të detyruar që adresën IP (internet protocol) t´ia përcjellim autoriteteve përkatëse me kërkesë të këtyre të fundit.