Politika e privatësisë

Kushtet e përdorimit dhe mbrojtja e të dhënave personale

Shënime rreth përdorimit të faqes sonë të internetit

  • Nëse dëshiron të mësosh rreth ofertës së jmd4you dhe të vizitosh faqet tona web, nuk është e nevojshme të regjistrohesh.
  • Regjistrimi është i nevojshëmë, nëse dëshiron ta shfrytëzosh ofertën tonë në mënyrë aktive dhe dëshiron të marrësh këshillim nëpërmjet funksionit të chat-it ose këshillim individual.
  • Për tu regjistruar duhet të zgjedhësh një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim.  
  • Fjalëkalimi duhet të jetë një kombinim shifrash dhe shkronjash (të mëdha dhe të vogla). Kujdes: Nëse je regjistruar edhe në faqe të tjera web, atëherë për arsye sigurie ju rekomandojmë të përdorni të dhëna identifikuese të tjera për jmd4you!
  • Përveç fjalëkalimit, për regjistrimin duhet të jepni edhe moshën dhe gjininë tuaj si edhe nëse jeni shtetas i një shteti të Bashkimit Evropian. (Ky është një informacion i detyrueshëm i kërkuar nga donatori).
  • Ti mund të zgjedhësh, nëse dëshiron të regjistrosh adresën tënde postare elektronike (email). Nëpërmjet sistemit mund të informoheni kështu me një mesazh elektronik, nëse ju ka mbërritur një përgjigje nga këshilltari apo këshilltarja e JMD-së. Gjithashtu, merrni edhe njoftime në rast se këshilltari apo këshilltarja e JMD-së nuk është i disponueshëm për arsye shëndetësore. Një avantazh tjetër ka të bëjë me dërgimin e një fjalëkalimi të ri, nëse ke harruar fjalëkalimin tënd. Në rast se nuk regjistroni adrësën tuaj postare elektronike (email), atëherë nuk mund të të dërgojmë një fjalëkalim të ri dhe ti duhet të regjistrohesh sërish. (Pyetjet dhe përgjigjet e mëparshme nuk janë më të aksesueshme). 
  • Në përfundim të këshillimit online do t´ju kërkojmë të plotësoni një pyetësor në lidhje me përvojën dhe nivelin e kënaqësisë me shërbimin e marrë. Në rast se nuk dëshiron të marrësh mesazhe nga ne në lidhje më këtë pyetësor, atëherë duhet ta ndryshoni konfigurimin përkatës në profilin tuaj.
  • Të gjitha të dhënat e tjera janë vullnetare.  

Të gjitha të dhënat në profilin tënd përpunohen në përpudhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e tua nuk u jepen palëve të treta. Në rast këshillimi personal, data dhe ora e përgjigjeve ruhen në një skedar protokolli. Bisedat në kuadër të chat-eve tematike dhe në grup ruhen një një skedar përkatës (chatlog). Te dhënat e ruajtura përpunohen për arsye statistikore. Të dhënat nuk u jepen palëve të treta. Për çdo aksesim (hyrje) të jmd4you.de dhe kohëzgjatjen e procesit të këshillimit, në një skedar protokolli ruhen adresa IP (internet protocol) dhe data e hyrjes. Kjo shërben vetëm në raste ku dyshohet kryerja e veprave penale (shih §138 të kodit penal (StGB)), ku jemi të detyruar që adresën IP (internet protocol) t´ia përcjellim autoriteteve përkatëse me kërkesë të këtyre të fundit.

Mbi ruajtjen e privatësisë

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë sqaron përdoruesit e kësaj oferte interneti në lidhje me mënyrën dhe qëllimin e marrjes dhe përpunimit të të dhënave personale në kuadër të ofertës sonë online dhe faqeve të web, funksioneve dhe përmbajtjeve të lidhura me të. Për sa i përket koncepteve të përdorura, si p.sh. “përpunim“ ose „përgjegjës për përpunimin“ ju lutemi t´i referoheni përkufizimeve në nenin 4 të Rregullores së Përgjithshme Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR)

Institucioni përgjegjës për përpunimin e të dhënave

Bundesarbeitsgemeinschaft Evangelische Jugendsozialarbeit (BAG EJSA) – Unioni Federal i Shërbimeve Ungjillore për Punën Sociale me të Rinjtë
Büro Servicebüro Jugendmigrationsdienste - Zyra për Shërbime të Migrimit Rinor
Adenauerallee 12-14
53113 Bonn
Telefon: 0228 / 95968-0
Email: info (at) jmd4you.de

Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave dhe si mund të kontaktoni?

Bundesarbeitsgemeinschaft Evangelische Jugendsozialarbeit (BAG EJSA) – Unioni Federal i Shërbimeve Ungjillore për Punën Sociale me të Rinjtë
Kellermann-Ittershagen, Yvonne
Wagenburgstraße 26–28
70184 Stuttgart
Telefon: 0711 / 164 89-11
Email: kellermann(at)bagejsa.de

Personi juridik:

Bundesarbeitsgemeinschaft Evangelische Jugendsozialarbeit (BAG EJSA) – Unioni Federal i Shërbimeve Ungjillore për Punën Sociale me të Rinjtë
Kellermann-Ittershagen, Yvonne
Wagenburgstraße 26–28
70184 Stuttgart
t. 0711 / 16489-0
f. 0711 / 95968-21
https://www.bagejsa.de

BAG EJSA përfaqësohet nga kryesia. Ajo përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm: Doris Beneke (zëdhënëse për kryesinë, Diakonie Deutschland - Evangelischer Bundesverband – Shoqata Federale Ungjillore), Christiane Giersen (Arbeitsgemeinschaft der Diakonie in der Pfalz - Shoqata e Shërbimit Social në rajonin e Pfalz-it) dhe Petra Densborn ((Christliches Jugenddorfwerk Deutschlands -Shoqata e Rinisë Krishterë të Fshatrave në Gjermani)

Regjistruar në: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shtutgart,
Numri i Regjistrit së Organizatave Jofitimprurëse: VR 1392
Numri fiskal: 99015/21263

Instanca përgjegjëse është përsoni fizik ose juridik, që vendos vetë ose bashkë me të tjerët në lidhje me qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave përsonale (p.sh. emrat, adresat elektronike postare, etj.). Projekti financohet nga fondet e Ministrisë Federale për Familjen, të Moshuarit, Gratë dhe Rininë si edhe nga Fondi për Azil, Migracion dhe Integrim.

Mbledhja e të dhënave personale

Zyra e Shërbimeve të Migrimit Rinor e vlerëson maksimalisht mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Ne i trajtojmë të dhënat tuaja personale në mënyrë konfidenciale dhe në përputhje me dispozitat ligjore për mbrojtjen e të dhënave si edhe në këtë njoftim.

Të dhënat personale janë të dhëna në lidhje me një person fizik të caktuar. Këto përfshijnë informacione si emri, adresa, adresa postare, numri i telefonit. Informacione, që nuk mund të lidhen me identitetin tuaj (p.sh. numri i personave në faqen e internetit), nuk janë pjesë e tyre. Ju mund ta shfrytëzoni ofertën tonë online parimisht pa qenë të detyruar të zbuloni identitetin tuaj.

Nëse na kontaktoni, atëhere ne ju pyesim në lidhje me emrin tuaj dhe informacione të tjera personale. Është vullneti juaj i lirë të vendosni, nëse i jepni këto të dhëna. Të dhënat tuaja ruhen në servera të mbrojtur në Gjermani. Aksesi në to u lejohet vetëm disa personave të autorizuar, të cilët janë përgjegjës për mirëmbajtjen teknike, administrative dhe redaktionale te serverave.

Në lidhje me aksesin tuaj në faqen tonë web, në serverat tonë ruhen për një kohë të shkurtër të dhëna për arsye sigurie, të cilat mund të lejojnë një identifikim (p.sh. adresë IP, datë, orë dhe faqet e vizituara). Adresa IP anonimizohet. Ajo nuk përdoret për identifikimin e një vizitori dhe nuk krijohen as profile përdoruesish të lidhura drejtpërdrejt me persona të caktuar apo pseudonimizuar. E drejta për vlerësime statistikore të të dhënave të anonimizuara mbetet e rezervuar. Megjithatë, ne rezervojmë gjithashtu të drejtën, që të verifikojmë të dhënat e protokollit edhe më pas, nëse për shkak të arsyeve konkrete ekziston dyshimi i justifikuar i një përdorimi të paligjshëm.

Kontaktimi

Kur na kontaktoni nëpërmjet formularit të kontaktit online ose me email, ne ruajmë të dhënat tuaja vetëm për qëllim të përpunimit të kërkesës suaj si edhe në rast të pyetjeve të mëtejshme.

Nxjerrja e informacionit

Ne nuk i përcjellim të dhënat tuaja personale palëve të treta pa miratimin tuaj shprehimisht.

Çfarë të drejtash kam unë lidhur me të dhënat personale?

Në përputhje me dispozitat ligjore ju keni të drejtën për akses falas në të dhënat tuaja personale të ruajtura, origjinën, marrësin dhe qëllimin e përpunimit të tyre si edhe të drejtën për të kërkuar korrigjimin e të dhënave, bllokimin apo fshirjen e tyre. Në lidhje me këtë apo edhe pyetje të tjera në lidhje me të dhënat personale, ju mund të na kontaktoni në çdo kohë në adresën e dhënë në faqen me informacionin mbi autorësinë (imprint).

Sistem kriptimi SSl/TLS

Kjo faqe përdor për arsyse sigurie dhe për ruajtjen e transmetimit të të dhënave konfidenciale, p.sh. emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi gjatë regjistrimit në zonën e mbrojtur të portalit web, sistem kriptimi SSL/TLS. Një lidhje të kriptuar e dalloni nëse adresa e faqes (URL) së shfletuesit (browser) ndryshon nga “http://” auf https:// dhe nëse konstatoni simbolin e drynit në shiritin e adresës së shfletuesit (browser). 

Nëse sistemi i kriptimit SSL/TLS është aktiv, atëherë të dhënat, të cilat ju na i transmetoni, nuk mund të lexohen nga palë të treta.

Përdorimi i cookies

Për ta bërë vizitën tuaj në faqen tonë web sa më tërheqëse dhe mundësuar përdorimin e funksioneve të caktuara, ne përdorim të ashtuquajturat cookies. Cookies janë fragmente teksti, të cilat gjatë vizitës ruhen në terminalin tuaj. Cookies nuk përmbajnë të dhëna personale dhe disa prej cookies të përdorura prej nesh fshihen sërish pas përfundimit të vizitës suaj, pra pasi mbyllni shfletuesin (browser) (të ashtuquajturat  cookies të seksionit). Cookies të tjerë mbeten në terminalin tuaj, të cilat na mundësojnë të njohim shfletuesin (browser) tuaj në vizitën tuaj të ardhshme në faqen tonë të web-it (të ashtuquajturat cookies persistente).

Shumica e shfletuesve (browser) janë konfiguruar në mënyrë të tillë, që cookies të pranohen automatikisht. Megjithatë, ju mund ta çaktivizoni ruajtjen e cookies ose ta konfiguroni shfletuesin tuaj (browser) në atë mënyrë, që ai t´ju njoftojë sapo cookies të ruhen. Në qoftë se të gjithë Cookies e përdorur nga ne janë çaktivizuar, funksionet e faqes sonë web mund të jenë të kufizuara.

Cookies, të cilat janë të domosdoshëm për proceset e komunikimit elektronik ose për ofrimin e disa funksioneve të dëshiruara prej jush (p.sh. regjistrimi në zonën e mbrojtur me fjalëkalim të portalit web), ruhen në përputhje me nenin 6, paragrafi 1 të Rregullores së Përgjithshme Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR). Ruajtja e cookies shërben për të mundësuar teknikisht dhe në mënyrë optimale ofrimin e shërbimeve tona. Cookies të tjera (p.sh. cookies lidhur me përdorimin e faqes sonë nga ana juaj) – në rast se janë të aktivizuara – trajtohen në mënyrë të veçantë në këtë njoftim në lidhje me privatësinë.

Regjistrimi në serverin e faqes së web-it

Ofruesi i faqeve web ruan automatikisht informacione në të ashtuquajturat skedarë server-log (log file), të cilat shfletuesi juaj (browser) i transmeton automatikisht. Këto janë:

  • tipi dhe versioni i shfletuesit (browser),
  • sistemi operativ i përdorur,
  • faqja prej nga ku jeni nisur për të vizituar faqen tonë (referrer URL),
  • emri host i kompjuterit të përdorur
  • ora e kërkesës së serverit,
  • adresa e IP-së.

Këto të dhëna nuk bashkohen me burime të tjera të dhënash.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është neni 6(1) (f) i GDPR-së, që lejon përpunimin e të dhënave për zbatimin e një kontrate ose masave parakontraktore.

Përfshirja e shërbimeve dhe përmbajtjeve të palëve të treta

Në faqen tonë web ne përfshijmë edhe përmbajtje të palëve të treta, si p.sh. video nga YouTube, material hartash nga Google-Maps, RSS-Feeds ose grafiqe nga faqe të tjera web. Ofrues të këtyre përmbajtjeve (me poshtë refurar si „ofrues të tretë“) ruajnë adresën IP të përdoruesve. Sepse pa adresën IP përmbajtjet nuk mund të dërgohen në shfletuesin (browser) e përdoruesit përkatës. Për këtë arsye, adresa IP është e domosdoshme për shfaqjen e këtyre përmbajtjeve. Ne përpiqemi të përdorim vetëm përmbajtje të tilla, ofruesit e të cilave përdorin vetëm adresën IP të këtyre përmbajtjeve. Megjithatë, ne nuk kemi ndikim, në rast se ofruesit e tretë ruajnë adresën IP, p.sh. për arsye statistikore. Në rast se ne jemi në dijeni të këtij veprimi, përdoruesit informohen nga ana jonë.

Përdorimi i shërbimeve të ofruesve të tretë

Analiza web me Google Analytics

Kjo faqe web-i përdor Google Analytics, një shërbim analitik web-i Google Inc. Google Analytics përdor cookies, të cilat ruhen në kompjuterin tuaj dhe që mundësojnë analizimin e përdorimit të faqes web nga ana juaj. Informacioni që gjenerohet nga cookies lidhur me përdorimin e faqes tonë nga ana juaj transferohet dhe ruhet nga Google në servera në ShBA. Kjo faqe mundëson anonimizimin e IP nga Google Analytics. Në këtë mënyrë IP-ja juaj shkurtohet nga Google brenda një shteti anëtar të Bashkimit Europian, apo në shtetet nënshkruese në zonën ekonomike Europiane. Vetëm në disa rast adresa e plotë e IP-së transferohet në serverat e Google në ShBA, ku më pas shkurtohet. Google e përdor këtë informacion në interesin tonë për të bërë vlerësimin e përdorimit të faqes, për të krijuar raporte mbi aktivitetin e faqes dhe për të na dhënë informacion që lidhet me përdorimin e faqes tonë në internet. Adresa IP që transferohet nga shfletuesi juaj (browser) në kuadër të Google Analytics nuk bashkohet me të dhëna të tjera të Google. 

Ju keni mundësi të shmangni ruajtjen e cookies, duke ndryshuar konfigurimet përkatëse në shfletuesin (browser) tuaj.  Megjithatë, ju bëjmë të qartë se, në këtë rast nuk do të jeni në gjendje të përdorni të gjithë funksionet e kësaj faqeje web-i. Gjithashtu, ju mund të shmangni ruajtjen e të dhënave të gjeneruara nga cookies dhe që lidhen me përdorimin tuaj të kësaj faqe web (duke përfshirë adresën tuaj IP) nga ana e Google, duke shkarkuar dhe instaluar në lidhjen e mëposhtme një plugin përkatës  për shfletues (browser): tools.google.com/dlpage/gaoptout.  

Ju mund të çaktivizoni përdorimin e cookies nga ana e Google me ndihmën e faqes për çaktivizimin e reklamave të Google www.google.com/privacy_ads.html. Një alternativë tjetër për përdoruesit është çaktivizimi i cookies të palëve të tjera në faqen e çaktivizimit të nismës për reklamave në rrjet: www.networkadvertising.org/managing/opt_out.asp.

Ju mund ta shmangni ruajtjen e të dhënave nga Google Analytics duke aktivizuar një cookie OptOut, që parandalon ruajtjen e të dhënave tuaja gjatë vizitave tuaja të kësaj faqeje web në të ardhmen. Ju mund ta aktivizoni këtë funksion në faqen e Google Analytics.

Më shumë informacion mbi termat e përdorimit dhe politikat e privatësisë së Google gjeni në faqen e web të Google.

Ne kemi lidhur me Google një kontratë për përpunimin e të dhënave dhe zbatojmë plotësisht dispozitat e autoriteteve gjermane për përdorimin e Google Analytics.

Analiza web me Matomo (Piwik)

Në faqen tonë web ne përdorim programin Open-Source Matomo (https://matomo.org/) të firmës InnoCraft Ltd., 150 Willis St, 6011 Wellington, Neuseeland, ("Mataomo"). Në përputhje me nenin 6(1) (f) të Rregullores së Përgjithshme Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), nëpërmjet këtij programi mblidhen dhe ruhen të dhëna për të analizuar statistikisht sjelljen e përdoruesve për qëllime optimizimi dhe marketimi. Nga këto të dhëna mund të krijohen dhe vlerësohen për këtë qëllim profile përdoruesish të pseudonimizuar. Për të realizuar këto përdoren cookies. Cookies janë fragmente teksti, të cilat gjatë vizitës ruhen në shfletuesin (browser) e vizitorëve të faqes. Cookies mundësojnë ndër të tjera rinjohjen e shfletuesit (browser) tuaj në vizitën tuaj të ardhshme në faqen tonë të web-it. Të dhënat e mbledhura me teknologjinë matomo (duke përfshirë edhe adresën tuaj IP të pseudonimizuar) përpunohen në serverin tonë. Në rast se vizitoni faqen tonë në web, atëhere ruhen të dhënat e mëposhtme:

  1. 2 bytes të adresës IP të sistemit të përdoruesit
  2. faqja web e hapur
  3. faqja prej nga ku jeni nisur për të vizituar faqen tonë (referrer URL),
  4. faqet e mëtejshme nga ku jeni nisur për të vizituar faqen tonë
  5. kohëzgjatja e vizitës në faqen tonë web
  6. sa herë hapni faqen tonë web

Programi vepron vetëm në serverin e faqes sonë web. Të dhënat personale të përdoruesve nuk ruhen. Gjithashtu, të dhënat nuk u jepen palëve të treta.

Burimet:

Autorësia (imprint)

Përgjegjës për këtë faqe web është
Büro Servicebüro Jugendmigrationsdienste - Zyra për Shërbime të Migrimit Rinor
Adenauerallee 12-14
53113 Bonn
Telefon: 0228 / 95968-0
Telefax: 0228 / 95968-30
Email: info (at) jmd4you.de
https://www.jmd4you.de

Projekt: Integrim nëpërmjet këshillimit online JMD
Drejtues projekti: Özcan Ülger
Kontakt: uelger(at)jmd4you.de
IT: Gerald Rathjen
Kontakt: rathjen(at)jmd4you.de

Projekti financiohet nga Fondi Evropian për Integrim (EIF) dhe Ministria Federale për Familjen, të Moshuarit, Gratë dhe Rininë

Personi juridik:

Bundesarbeitsgemeinschaft Evangelische Jugendsozialarbeit (BAG EJSA) – Unioni Federal i Shërbimeve Ungjillore për Punën Sociale me të Rinjtë
Wagenburgstraße 26–28 70184 Stuttgart
t. 0711 / 16489-0
f. 0711 / 95968-21
https://www.bagejsa.de

BAG EJSA përfaqësohet nga kryesia. Ajo përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm: Doris Beneke (zëdhënëse për kryesinë, Diakonie Deutschland - Evangelischer Bundesverband – Shoqata Federale Ungjillore), Christiane Giersen (Arbeitsgemeinschaft der Diakonie in der Pfalz - Shoqata e Shërbimit Social në rajonin e Pfalz-it), Petra Densborn ((Christliches Jugenddorfwerk Deutschlands -Shoqata e Rinisë Krishterë të Fshatrave në Gjermani) dhe Ingo Grastorf (Diakonie Deutschland - Evangelischer Bundesverband – Shoqata Federale Ungjillore).

Regjistruar në: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shtutgart,
Numri i Regjistrit së Organizatave Jofitimprurëse: VR 1392
Numri fiskal: 99015/21263